Skënbder Gega, trajneri i Partizanit në konferencën përpara ndeshjes me Kukësin është shprehur se skuadra është gati për këtë sfidë. Përsa i përket çmimit të biletave, tekniku ka theksuar se kjo është e drejtë e klubi që e organizon ndeshjen, por edhe në Bangladesh të luhet sfida, tifozët e Partizanit do të jenë aty.

“Skuadra është gati për ndeshjen ndaj Kukësit. Përsa i përket çmimit të biletave, kjo është e drejtë e klubit që e organizon. Ndeshja edhe sikur të luhet në Bangladesh, Partizani do të ketë tifozë.

Të jetë për mua, unë dua që në stadium të jetë pa bileta. Përsa i përket formës së Bardhit, ai po rikuperohet dhe unë besoj se ai do të jetë gati për nesër.

Edhe nëse ne fitojmë nesër, përsëri nuk shpallemi kampion pasi janë edhe shumë ndeshje deri në fund , është shprehur trajneri Skënder Gega./newsport/