Barcelona zhvilloi miqësoren e parë, teksa katalanasit fituan 4-0 ndaj Inter Miami. Një ndeshje që u dominua nga të besuarit e Xavi Hernandez.

Në këtë përballje padiskutim ai që mori të gjithë vëmendjen ishte Raphinha, i cili shkëlqeu me 1 gol dhe 2 asiste.

Duke folur pas debutimit të tij me Barcelonën, Raphinha nuk ngurroi t’i dërgonte një mesazh Real Madridit përpara “El Clasico” miqësore mes dy gjigantëve të La Liga Santander të shtunën.

“Ju gjithmonë dëshironi të shënoni kundër kundërshtarëve tuaj dhe nëse është në një El Clasico, edhe më shumë.

Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Për mua, ne jemi më të mirë se Real Madridi”, ka thënë braziliani.