Paolo Maldini disa ditë më parë deklaroi se Milani nuk do të vepronte në merkaton e janarit.

Thashethemet e fundit të merkatos, megjithatë, flasin për kuqezinjtë në gjurmët e një sulmuesi të vërtetë. Një pykë që mund të ndryshojë edhe duke ardhur nga jashtë Italisë: ai do të zgjidhte ndoshta dy probleme për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Arno Danzhumën, i lindur në 1997-ën, një nigerian me pasaportë holandeze, i cili do të largohet nga Vijarreali, ku po luan pak këtë sezon.

Milani e ka ndjekur prej disa vitesh, ose më saktë që kur luante te Bryzhi. Danzhuma, që ndiqet edhe nga Bërnmuth e Everton, mund të largohet në huazim me të drejtën e blerjes dhe mund të përfaqësojë një mundësi të mirë për “Djallin”.