Pas shkarkimit të trajnerit Renato Arapi, Teuta prezantoi Bledi Shkëmbin me teknikun 43-vjeçar që rikthehet tek durrsakët pas një aventurë në sezonin 2018-2019.

Në drejtimin e seancës së parë stërvitore pas rikthimit, tekniku theksoi për SuperSport se skuadra duhet ta kaloj sa më shpejt momentin e vështirë ndërsa shtoi se pozitive është fakti se përpara ka kohë për të përmirësuar pikët dhe lojën.

“Ku ka më mirë se të rikthehesh në një ambient që e njeh, kështu ndodh edhe me futbollistët dhe me trajnerin. Shpresoj t’ia shpërblej në mënyrën më të mirë tifozëve dhe presidentit.

Me presidentin jemi në një mendje dhe ta ndryshojmë sa më shpejt këtë situatë, por për fat të mirë është vetëm fillimi dhe kemi kohë të rikuperojmë në pikë dhe lojë. Të fitojmë që këtë javë.

Përballë Kukësit? Mendoj se nuk do të ketë ndeshje të lehta, sidomos përballë Kukësit që ka investuar. Ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, pastaj bëjmë analizat. Mendoj që skuadra duhet të fitojë”, u shpreh Shkëmbi.