Shkodranet shquhen per humor dhe ai eshte shpeshhere edhe tek njerezit e futbollit dhe njeri prej tyr eshte edhe trajneri Elvis Plori.Ne jo pak prononcim te tij ai leshon batuta shume interesante dhe keshtu ka ndodhur edhe sonte.

Ai ka qene i ftuar permes një lidhje direkte me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV” ku duke folur ne lidhje me ndeshjet e ketij evenimenti te rendesishem, ka folur edhe per menyren si ai po perjetohet ne qytetin e tij.

Trajneri shkodran nuk i ka kursyer batutat. Plori ka bërë humor me faktin se tashmë Shkodra është boshatisur, teksa banorët e saj janë shpërngulur në Tiranë.

“Është një pikë e dobët ky Botëror. Ndihet shumë pak atmosferë në Shkodër, edhe për momentin kur bëhet. Një pjesë e mirë e Shkodrës ka marrë arratinë. Po të dua të takoj një shok, më duhet të vij në Tiranë për ta takuar“, është shprehur Elvis Plori.