Kombëtarja e Portugalisë arriti fitore të madhe 2 me 0 ndaj Uruguait duke siguruar kështu edhe raundin tjetër në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Portugezët ishin duke fituar 1 me 0 në momentin kur Bruno Fernandes fitoi një penallti, që në të vërtetë po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

Në fakt u mësua edhe se kjo penallti është kundër rregullave të IFAB, që i bie se gjyqtari i ndeshjes bëri gabim të madh me vendimin e tij.
Rregulla thotë që nëse futbollisti nuk arrin ta kontrollojë dorën e tij (si rasti në foto), atëherë kjo nuk është penallti!

Megjithate ndryshe ka ndodhur ne ndeshjen e mbremjes se sotme kur arbitri dhe VAR akorduan 11-metersh ne favor te Portugalise, megjithate ky rast padyshim qe do te vazhdoje te prodhoje polemika edhe ne ditet ne vijim.