Ndonese eshte debutuese ne Kategorine Superiore, Shkodra U17 vazhdon te beje mire ne kampionatin e sivjetem. Diten e djeshme, ajo ka arritur te siguroje fitoren e trete ne pese jave kampionat dhe me 9 pike te grumbulluara mban vendin e peste ne renditje.

Jo keq natyrisht per nje ekip debutues megjithate skuadra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi pretendon edhe me shume. Ne ndeshjen e rradhes ajo priti ne Shkoder ekipin Brians te cilin e ka mundur me rezultatin 2-0.

Autore te golave ne kete ndeshje kane qene futbollistet Shpuza dhe Oborri. Nje 90 minutesh i dominuar ne te gjitha drejtimet nga ekipi shkodran qe po tregon vlera me paraqitjet e tij ne kete kampionat.

Shkodra U17 ka luajtur me kete formacion ndaj Brians: Ne porte ka qene Tafa e me pas me rradhe Musaraj, Xhakaj, Lera, Karmaj, Brahusha, Shpuza, Oborri, Kacaj, Gallube, Preka. Nderkohe qe te gatshem ne stolin e rezervave kane qene B.Brahusha, Alijaj, Shkambaj, Hasmega, Fikaj, e Marku.
www.shkodrasport.com