Një gol i shkodranit Belajdi Pusi i ka dhënë suksesin me rezultatin minimal 0-1 Skëndërbeut në Berat ndaj Tomorit. Tashmë, për momentin, korçarët i bashkohen Dinamos në krye të renditjes me 11-pikë.

Pas një starti jo fort të mirë, skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka reguar mirë, duke marrë fitoren e tretë rradhazi dhe duke u konfirmuar si një ndër pretendentet kryesore për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Padyshim, promotori i fitores së Skënderbeut në Berat ishte Belajdi Pusi. Sulmuesi shkodran realizoi nga penalltia, duke i hapur kështu rrugën një fitore të Skënderbeut në Berat.

Ndërkohë, në këtë ndeshje, për korçarët luajti edhe mbrojtësi Ditmir Beci, por që në fund u largua nga fusha e blertë si i dëmtuar, pas një problemi muskulor.
Maringlen ZHIVANI