Alfonso Dejvis gjithmonë është parë si një personazhet kryesor në mbrojtjen e Bajernit, sidomos nga anësorja, aty ku puna e tij merr më shumë vlerë.

Emri: Alfonso Dejvis Datëlindja: 2 nëntor 2000 Vlera: 70 milionë euro

Sipas “Marca”-s, Real Madridi me në krye “Don Karlon” ka shfaqur interes për lojtarin e përfaqësueses kanadeze, Dejvis.

Prestigjiozja spanjolle e shikon si “gurë” ideal, i cili do t’i shtonte akoma më tepër cilësi krahëve të madrilenëve, si në aspektin shtytës ashtu edhe në mbulimin e aksioneve kundërshtare.