Qendërsulmuesi kroat i Vllaznisë, Ante Aralica, duket se me paraqitjen e mirë në takimin e turit të parë të Kupës ndaj Flamurtarit, në të cilin realizoi një gol, është zhbllokuar dhe ka gjetur formën e vet më të mirë. Në këtë ndeshje, Aralica spikati për natyrën shpërthyese.

Ai është një sulmues që di të godasë mirë me të dyja këmbët, por edhe me kokë, teksa ka edhe nuhatshmëri për topat e kthyer. Aktivizimi i Aralices neser nga minuta e pare eshte thuajse i sigurte, nisur edhe nga mungesa e Kaines.

Ne kete menyre, per Aralicen neser eshte shansi per te treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij me te mira. Per me teper qe kete mundesi do ta kete ne stadiumin e Laçit, aty ku ne sezonin e kaluar ka bere performancen me te mire ne ate paraqitje ne ndeshjen e fituar 5-3 nga Vllaznia.

Ndoshta në vazhdim, sulmi i shkodranëve pritet të funksionojë më mirë se në takimet e fundit, ku ka munguar shënimi dhe finalizimi, jo vetëm prej sulmuesve, por edhe nga futbollistë të tjerë.
Maringlen ZHIVANI