Shkupi nuk ia ka dalë që të kalojë në “play off” të Europa Leagues teksa në ndeshjen e kthimit me Shamrock Rovers u mund me rezultatin 1-2 në shtëpi. Pas humbjes në Irlandë javën e shkuar, kampionët e Maqedonisë së Veriut nuk ia dolën që të shfrytëzojnë rastet që u krijuan në takimin e zhvilluar në “Toše Proeski Arena”, duke u mundur për të dytën herë e duke u ndalur në raundin e tretë të Europa League..
Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, megjithatë në anën tjetër irlandezët synuan herë pas here për të mbyllur gjithçka me kundërsulmet e tyre, por pa rezultat. Në pjesën e dytë Shkupi e rriti akoma dhe më shumë ritmin, megjithatë e pati të vështirë që të rrezikonte seriozisht portën e Shamrock Rovers.
Pak pasi ishte mbushur një orë lojë, Shamrock arriti që të kalonte në avantazh. Gaffney realizoi nga distanca, i ndihmuar dhe nga një devijim i një prej mbrojtësve të skuadrës vendase. Në vijim Shkupi tentoi që të bënte të pamundurën, megjithatë nuk arriti që të linte shenjë. 5 minuta para fundit irlandezët shënuan dhe golin e dytë me anë të Emakhu, duke mbyllur çdo llogari të kësaj sfide, ndërsa në shtesë Adetunji shënoi golin e nderit për shkupjanët.
Nderkohe duhet permendur fakti qe per skuadren irlandeze ne pankine edhe kete ndeshje ka qene futbollisti 17 vjeçar me origjine nga Shkodra, Justin Ferizaj. Ai konsiderohet si nje talent nga drejtuesit e klubit dhe si rrjedhoje eshte grumbulluar me ekipin e pare, me te cilin madje ka debutuar edhe ne Europe ne ndeshjet e turit te kaluar.
Nga ana tjeter, aventura europiane për kampionët e Maqedonisë së Veriut do të zhvendoset në Conference League, ku do të gjejnë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Ballkani-Klaksvik. Dardanët e kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë dhe me ekzsiton mundësia që të kemi një derbi shqiptarësh në Ligën e Konferencës, e rrjedhimisht në fazën e grupeve do të kishim një ekip shqiptar.