Laçi vijon përgatitjet për edicionin e ri, me synimet për të bërë mirë edhe këtë edicion. Skuadra kurbinase ka pësuar shumë ndryshime nga sezoni i shkuar, teksa janë larguar disa prej futbollistëve titullar. Kurbinasit kanë njoftuar afrimin e Jon Vula. Përmes njoftimit në rrjetet sociale bëhet e ditur se 20 vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Velia është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U-15. Drejtuesit besojnë se mesfushori do të rrisë cilësinë në mesfushë e do të shtojë konkurrencën në skuadër.

Më herët tek ekipi i Laçit janë afruar dhe Luka Cucin, Michael Babatund, Mario Barjamaj, Segerso Geci, Ortelio Biba, Klajdi Kuka dhe Ariel Borysiuk.Pas largimit të Shpëtim Duros, drejtimin e bardhezinjve e ka marrë Dejan Vukicevic, i cili u rikthye pas më pak se një viti në krye të kurbinasve.

Skuadra e Laçit sezonin e shkuar u shpall nënkampione e Shqipërisë, si asnjëherë më parë ndërsa shkoi po ashtu deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit edhe këtë vit pretendojnë që të jenë në gjysmën e sipërme të tabelës së renditjes.