Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur një fitore me shumë vlera mbrëmjen e sotme në Islandë ndaj ekipit vendas me rezultatin 3-2. Por këtë herë, futbollistët shkodranë nuk kanë patur kontribut në këtë fitore. Sulmuesi Rubin Hebaj nuk ka qenë fare në 18-she dhe arsyeja mund të jetë mbase ndonjë dëmtim a diçka e tillë. Ndërkohë mesfushori Rubin Hebaj ka qenë zëvendësues dhe ka hyrë në fushë vetëm në minutën e 89-të duke zëvendësuar kapitenin Ramadani.

Pavarësisht kësaj, kjo fitore sigurisht që i ka kënaqur të gjithë sepse në fund të fundit, janë ngjyrat kuqezi që na bëjnë të ndjehemi mirë sa herë që kemi suksese dhe padyshim që kur këto suksese kanë në bazë edhe kontributin e futbollistëve shkodranë, ajo bëhet edhe më e bukur.
© shkodrasport.com