Shqipëria do të tentojë të përfundojë me një rezultat pozitiv ndeshjen e fundit në grup në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa do të përballet sot në orën 20:45 me kombëtaren e Islandës.

Sipas kompanive të huaja të basteve, kuqezinjtë janë favorit në këtë ndeshje, teksa fitorja ka një koeficient 1.95, ndërsa ajo e Islandën kuotohet 4.10. Ndërkohë një barazim i mundshëm mban koeficientin 3.30.

Siç shikohet, fitorja e kombetares tone konsiderohet me e mundshmja nga te tre rezultatet e kesaj ndeshje dhe nje gje e tille vjen ngaqe kompanitet e basteve mendojne se kuqezinjte do te kene me shume deshire dhe me shume arsye per te kerkuar fitoren.

Megjithate momenti qe ato po kalojne nuk eshte i mire dhe si rrjedhoje kjo eshte nje “thike me dy presa”, gjithsesi ndeshja e sotme vlen shume pak per renditjen e Shqiperise prandaj dhe do te jete nje ndeshje pa tension brenda.