Ndeshja e se premtes qe Vllaznia do te luaje ndaj Teutes ne stadiumin “Niko Dovana”, do te transmetohet live nga rrjeti i RTSH, duke nisur nga ora 17:45.

Ne pamje te pare, kemi te bejme me nje ndeshje shume te rendesishme per shkodranet, per te marre trepikeshin e rradhes dhe interesimi per te ndjekur Vllaznine nga sportdashesit brenda dhe jashte vendit, mbetet i madh, sepse kemi te bejme me nje emer te rendesishem te futbollit shqiptar.

Prandaj, kjo eshte edhe nje nga arsyet qe ndeshja Teuta-Vllaznia do te transmetohet live ne RTSH.Vllaznia do te luaje pothuajse me formacionin me te mire ne kete takim, me perjashtim te ndonje mungese per shkak demtimi, por edhe Teuta thuhet se do te kete disa mungesa te rendesishme.

Megjithate, kjo gje nuk do t’i pengoje futbollistet qe do jene ne fushen e lojes per te treguar vlerat e tyre me te mira ne kete perballje.Shkodranet nuk kane humbur asnje here ne sezonin e kaluar ne kampionat ndaj durrsakeve dhe te premten, do te synojne te marrin fitoren e rradhes ndaj Teutes.
Maringlen ZHIVANI