Kombëtarja e Shqipërisë është duke kaluar një moment jo të mirë dhe po kërkon rrugëdaljen nga ky “tunel” i errët.Këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri, Kristian Panuçi, në konferencën për shtyp, teksa kërkoi nga një ulërimë nga lojtarët për sfidën e nesërme me Uellsin.

Veç krizë psikologjike të shkaktuar nga rezultatet negative, Kombëtarja do të vuajë edhe 3 mungesa, për shkak të dëmtimit.

Nëpërmjet një postimi, FSHF njofton se Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku kanë lënë grumbullimin dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme. Dëmtimet kanë detyruar këta 3 futbollistë që të rikthehen të klubet e tyre për të vijuar fazën e rikuperimit.

Kujtojmë që në dispozicion të trajnerit do të rikthehen Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, të cilët ishin të pezulluar me kartonë ndaj Skocisë.