Kur pritet qe ne Keshillin e ri Bashkiak te kete serish njerez te sportit, ne fakt edhe ne Keshillin aktual do te kete nje ndryshim duke filluar nga dita e hene.

Ne mbledhjen e rradhës te tij qe do te zhvillohe me 20 maj në orën 17.00, në piken e pare te rendit te ditës të shpërndarë për mediat, mësohet se do të bëhet edhe plotësimi i vendeve vakante pas përfundimit para kohës të mandatit të disa këshilltarëve.

Kështu, do të futet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ish- boksieri i mirënjohur Christian Demaj i cili ne zgjedhjet e vitit 2015 ka qene ne listat e LSI.

Padyshim qe kjo eshte diçka pozitive pavaresisht se ende realisht nuk dihet edhe sa do te jete jetegjatesia e ketij Keshilli, nisur edhe nga zhvillimet politike ne vend.

Megjithate e rendesishme eshte qe ne çdo Keshilli Bashkiak qe eshte apo qe do te vije, te kete edhe njerez te sportit te cilet te ngrene zerin per te ofruar me shume alternativa ne menyre qe sporti shkodran te vije duke e rritur cilesine dhe sukseset e tij.