HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtrenjtimi i çmimit të naftës, 'shpërthen' trajneri i KASTRIOTIT: Vodhët 430 milionë...

Shtrenjtimi i çmimit të naftës, ‘shpërthen’ trajneri i KASTRIOTIT: Vodhët 430 milionë euro, shihni Kosovën dhe Maqedoninë

Sot çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur çmimin rekord duke u shitur me 234 lekë për litër. Kjo ka sjellë reagim të madh në Shqipëri, veçanërisht në rrjetet sociale ku të gjithë shprehen kundër politikave që po ndiqen nga ana e organeve kompetente në vend.

Nuk ka shpëtuar as zv. trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli i cili në facebook thekson se Shqipëria mund të përdorë naftën e rafinerisë së Ballshit. Përmes një postimi në profilin e tij, ai shkruan:

“Shtet mër të marsha të keqen o shtet, vazhdojmë vjedhjen e këtij populli me 430 milionë euro koncesione. Tani prap fillojmë vjedhjen me naftën, gjasme është shtrenjtu.

Kemi naftën e Ballshit o shtet që po mban gjithë Kosovën e Maqedoninë. E kanë litrin më lirë se ne, akoma vazhdon vjedhja e popullit shqiptar”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments