Sindrit Guri ka bërë hapin e madh të karrierës së tij duke firmosur pak ditë më parë për klubin belg të Ostende.

Sulmuesi shkodran ka arritur marrëveshjen me gjigantët belg dhe tanimë pret me padurim mundësinë për të treguar çfarë di të bëjë në fushën e lojës edhe në Belgjikë, pasi ka marrë vlerësime të shumta nga drejtuesit e Ostende.

Këta të fundit kanë fituar një “ankand’ të mirëfilltë për futbollistin, pasi kishte klube të tjera të interesuara për të, apo edhe oferta shumë më të mira ekonomike për futbollistin shqiptar, siç a ka pranuar vetë ky i fundit në një intervistë në Belgjikë.

“Trajneri insistoi që të vija. Unë kisha 5 opsione të ndryshme, edhe klube të tjera belge, por mendoj se kjo që kam bërë është zgjedhja e duhur.

Ostende po kërkonte një lojtar me cilësitë e mia dhe anasjelltas, ky klub më tërhiqte shumë.

Unë mund të fitoja më shumë para në vende të tjera, por zgjodha Ostenden”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar. /vipsport/