Kukësi përgatitet për derbin e veriut kundër Vllaznisë që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 19:30 e vlefshme për javën e dytë. Ekipi vjen pas barazimit 1-1 me Tiranën në javën e parë, ku dhe humbi shërbimet e sulmuesit Daci.

Trajneri Skënder Gega shprehet në prag të sfidës me Vllazninë, për objektivin në këtë ndeshje dhe merkaton e ekipit. Më poshtë mund të lexoni prononcimin e trajnerit Gega.

“Ndeshja me Tiranën: Është e vërtetë që vuajtëm në dy aspektet e lojës, u munduam që të jemi kompakt. Në fakt Tirana na vuri në vështirësi dhe kishte mundësi që ndeshja të shkonte ndryshe, por 1 pikë kundër ekipit kampion na kënaq. Do mundohemi të korigjohemi në gabimet tona.

Vllaznia: Po përgatitemi shumë, siç është një javë nuk është java tjetër dhe ju garantoj që as Vllaznia nuk është ajo që u shfaq me Erzenin. Ka një potencial dhe tifozeri shumë të mirë, do të eleminojmë sa më pak gabimet, dhe të shfrytëzojmë formen e dobët të kundërshtarit.

Daci: Çuditërisht fola para ndeshjes që nuk duhet të marrim kartona që na dëmtojnë. Por mosha e re dhe emocionet e ngatërrojnë pak atë pjesën për të bërë “fair play”.

Merkato: Besoj që nuk ka sekrete po mundohemi jemi në kontakt me dy lojtarë, por dhe keto që janë do përpiqemi shume t’u japim kofidencën dhe besimin e plotë. Është qështje e klubit pasi është një ndërmarrje por nqs vjen një lojtar që bën diferencën është i mirëpritur”.