HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu bën surprizën, korçarët mposhtin Kukësin dhe tentojnë të kapin Bylisin

Skënderbeu bën surprizën, korçarët mposhtin Kukësin dhe tentojnë të kapin Bylisin

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Kukësin minimalisht, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Ishte një ndeshje spektakolare ajo në “Elbasan Arena”, ku të dyja skuadrat kërkonin me ngulm golin që në fillim. Verilindorët i kishin rastet më të pastra, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por nuk arritën të shënonin.

Atë që nuk bënë lojtarët e Kukësit, e bëri Skënderbeu me Mensah, i cili në minutën e 78’, pas një kombinimi perfekt me Kosta Vangjelin, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme korçarëve.

Më këtë fitore, Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të dhe 8 më pak se Kastrioti i vendit të shtatë, ndërkohë që Kukësi mbetet në vendin e 6 me 32 pikë.

FT| Kukësi-Skënderbeu 0-1

Mensah 78′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments