Skenderbeu ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise duke mundur me rezultatin e thelle 5-1 ekipin e Maliqit ne fushen e ketij te fundit.

Ajo qe e ben edhe me interesant kete takim eshte fakti qe 3 prej 5 golave te shenuar nga korçaret mbajne “firmen” e futbollisteve shkodrane. Belajdi Pusi ka shenuar golin e dyte te ndeshjes ne minuten e 15-te, e me pas edhe te tretin ne minuten e 51-te.

Nderkohe nje minute para fundit, ka shenuar edhe shkodrani tjeter Uendi Vecaj. Ai ka fituar nje 11-metersh dhe e ka ekzekutuar vete duke e derguar topin ne rrjete. Perfundimisht 5-1 per ekipin e Skenderbeut qe e sheh veten te kualifikuar per ne turin e dyte te kupes.

Pusi eshte aktivizuar per 56 minuta sepse me pas eshte zevendesuar nga Lika, nderkohe qe Vecaj eshte futur ne loje ne fillimin e pjeses se dyte ne vend te Liços. Ne kete ndeshje po ashtu eshte rikthyer ne formacion pas demtimit qe ka patur edhe mbrojtesi Dritmir Beci.

Ai ka luajtur 72 minuta dhe me pas eshte zevendesuar nga Qeleshi. Ne kete menyre duket se futbollistet shkodrane jane te rendesishem per Skenderbeun kete sezon dhe po e thone si duhet fjalen e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/