Pas kamerunasit Kabral, Skënderbeu ka kryer një tjetër afrim në merkato, duke kompletuar kështu repartin ofensiv. Orët e fundit me skuadrën korçare është federuar edhe nigeriani Ahanonu Franklin, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Turbinës, ku në 25 ndeshje (1866 minuta) arriti të realizonte 6 gola.
21-vjeçari do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Gvozdenoviç, që përveç Nikajt dhe Rashicës, tashmë do të ketë në dispozicion edhe sulmuesit e huaj, Fleçer, Ivan Kabrel, Moses Ajine dhe Franklin.
Vlen të theksohet se ky i fundit është në menaxhim nga drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, i cili gjithashtu ka edhe licencën e menaxherit të UEFA-s.
Ndërkohë nigeriani tjetër 23-vjeçar Uçe Sabastine, ngelet ende në pritje dhe nuk rezulton akoma i federuar me skuadrën korçare.