Dy arbitre te kolegjiumit te Shkodres qe prej fillimit te kesaj jave ndodhen ne Nion te Zvicres, pikerisht per nje kurs te organizuar nga UEFA me arbitra te perspektive.

Behet fjale per kryesoren Soada Tushaj dhe asistenten Gierle Asllanaj nderkohe qe bashke me to eshte edhe durrsakja Etleva Iaraj. Te tre ato jane zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit per te marre pjese ne kete seminar dhe ne fakt eshte hera e pare qe Federata jone perfaqesohet me arbitre femra.

Ky trajnim zhvillohet ne dy faza, me testime te ndryshme dhe seminare intensive. Kjo eshte faza e pare e ketij trajnimi ndersa e dyta eshte ne shtator. Perveç arbitreve shqiptare, marrin pjese edhe arbitre nga Rusia, Ukraina, Finlanda, Bullgaria e Italia.

Ne fakt, pjesmarrja e Soada Tushajt eshte nje vleresim per kete arbitre e cila konsiderohet si nje arbitre me shume perspektive dhe ky trajnim padyshim qe do ta ndihmoje te rritet edhe me shume nga ana profesionale.

Bashke me te eshte edhe asistentja Gierle Asllanaj dhe kuptohet qe pas Fatjona Boroves, tashme Kolegjiumi i Shkodres ka ne perberje te saj dy arbitre qe me siguri nese vazhdojne te punojne keshtu, do te kapin shpejt stemen e FIFA-s.

Kujtojme se Soada Tushaj mban aktualisht edhe postin e kryetares se komanduar te Akademise se Arbitrave Shkoder dhe dallohet per personalitet te madh jo vetem ne fushe por edhe jashte saj dhe kjo ia rrit edhe me shume vlerat asaj si arbitre.
www.shkodrasport.com