Vllaznia dhe Kukesi do te perballen me njeri- tjetrin pas rreth 3 oresh ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se pare te “Abissnet Superiore” per sezonin 2023-2024.

Ne pamje te pare shkodranet konsiderohen favorite ngaqe kane patur me shume stabilitet ne organike dhe po ashtu luajne edhe ne stadiumin e tyre ndaj nje skuadre kundershtare qe ka ndryshuar teresisht perberje.

Sakaq, tifozet shkodrane jane te bindur tek fitorja e Vllaznise. Kjo konstatohet edhe ne sondazhin e publikuar diten e sotme nga “Shkodra Sport” ku i kerkohej nje parashikim lexuesve te saj ne lidhje me kete ndeshje.

88 % e atyre qe kane votuar, jane te mendimit se Vllaznia do ta fitoje kete ndeshje dhe vetem 6 % qe rezultati perfundimtar i ketij takimi qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te jete i barabarte ne fund te 90 minutave.

Po 6 % e votuesve mendojne qe Kukesi do ta fitoje kete ndeshje. Megjithate keto jane thjesht parashikime dhe deshira te tifozeve sepse çdo gje do ta vendose takimi qe do te startoje ne oren 20.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/