Java e 31-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet sot me dy ndeshje, një që do të luhet në orën 15:00 dhe tjetra në orën 18:00.

Në orën 15:00, në Rrogozhinë, përballen dy ekipe pretende, Egnatia kryesuese pret Partizanin e vendit të tretë, dy ekipe që kërkojnë titullin këtë sezon. Interesant fakti që pesë takimet e tyre të fundit në kampionat kanë përfunduar në barazim 1-1. Egnatia kërkon të arratsiet në krye, ndërsa të kuqtë, në rast fitoreje, kapin vendin e tretë.

Dinamo-Erzeni mbyll javën, sfidë që do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Blutë kërkojnë të përforcojnë pozitat në vendin e katërt për të qenë pjesë e “Final 4”, ndërsa shijakasit për të marrë një tjetër fitore që do të rriste kreditet për të mbijetuar.

NDESHJET E SOTME

EGNATIA-PARTIZANI 15:00

DINAMO-ERZENI 18:00