Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per atletiken shkodrane dhe sukseset e saj ne kater dekadat e fundit, padyshim qe emri tek i cili duhet te ndalesh patjeter eshte ai i Vildan Tufit. Trajnerit qe sterviti e drejtoi shume kampione dhe rekordmene te ketij sporti, madje edhe kampion Europe si Izmir Smajlaj.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse perkon me ditelindjen e tij. Eshte 79 vjetori i lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” po sjelle kete shkrim- homazh per te.

Profesor Vildan Tufi eshte ndare nga jeta tre vjet e gjysëm muaj me pare, pikerisht me 18 tetor te vitit 2020, atehere kur kishte ende shume pune per te bere, por nuk ia doli dot sepse nje semundje e rende i mori jeten para kohe “Mjeshtrit te Madh”.

Ai ka lindur në Shkodër pikerisht 79 vjet me pare, më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem.

Ai vertete e mori titullin “Mjeshter i Madh’ nga Presidenti i Republikes vetem pak muaj para se te ndahej nga jeta, por kete titull e kishte marre me kohe nga sportdashesit dhe sportistet e tij sepse Vildan Tufi ishte vertete nje Mjeshter ne profesionin e tij.

Per historine e ketij sporti, por edhe te mesuesise (ka qene nje pedagog i shkelqyer) ai do te mbetet gjithnje pjese e rendesishme e tyre. Njekohesisht edhe nje busull orientimi per te tjeret./www.shkodrasport.com/