Ne ndeshjen e sotme Vllaznia- Kastrioti, ka qene i pranishem ne tribun VIP te stadiumit “Loro Boriçi” edhe nje mysafir i veçante. Behet fjale per futbollistin shkodran Erald Çinari.

Nga sa mesohet, ai ka shfrytezuar pranine e tij ne Shkoder keto dite per shkak te lejes se marre nga klubi ne Turqi dhe ka udhetuar menjehere drejt stadiumit per te ndjekur skuadren ku u be futbollist.

Ai ka takuar disa prej ish- kolegeve te tij nder te cilet edhe Malen me te cilet kane luajtur sebashku dhe madje edhe ndeshjen e ka ndjekur me bashkeshorten e tij ne tribunen e stadiumit.

Kujtojme qe Çinari eshte pjese e ekipit turk Samsunspor dhe ne fakt ne çdo periudhe merkatoje perflitet per nje rikthim te tij tek Vllaznia apo Partizani, por ne realitet ai vazhdon te zbatoje kontraten qe ka me klubin turk.

Kjo nuk do te thote se kjo gje mund ta pengoje te beje tifo per skuadren e qytetit te tij- Vllaznine, ashtu siç beri dhe sot teksa ne fund i eshte gezuar fitores ndaj Kastriotit./SHKODRA-SPORT.COM/