Sot ne ora 15:00 ne fushen sportive te Bushatit do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme, e vlefshme per javen e 12-te te kampionatit te kategorise se trete. Do te perballen me njera- tjetren Basania kryesuese me Bulqizen e vendit te dyte.

Basania ka dy pike avantazh dhe padyshim qe do te synoje fitoren, per te mbyllur njehere e mire “hesapet” me kete rival, e per te menduar te njejten gje edhe me skuadrat e tjera qe presin nje hap te gabuar te saj.

Por ne Bushat i kane marre masat per ta kaluar me sukses kete takim. Skuadra duket shume e motivuar dhe pritet te kete edhe nje mbeshtetje te madhe te tifozeve te saj ne kete sfide shume vendimtare. Nga ana tjeter, presidenti Ermir Shimaj eshte munduar t’ia krijoje te gjitha kushtet ekipit dhe si rrjedhoje e ka grumbulluar qe mbreme ate ne nje nga hotelet e qytetit te Shkodres.

Sakaq trajneri Fatjon Hasanaj gjate gjithe ketyre diteve ka punuar fort ne stervitje me futbollistet per ta pergatitur si duhet kete sfide ndaj bulqizakeve te cilet ne fakt kane bere nje kampionat shume te mire deri tani dhe prandaj jane te vetedijshem se i pret nje perballje shume e forte.jt

Por te gjithe jane te bindur se mund t’ia dalin ta fitojne kete takim dhe te ecin te sigurte drejt kategorise se dyte, kur kane mbetur edhe dy jave te tjera deri ne perfundimin e kampionatit./www.shkodrasport.com/