Sot do të zbresin në fushë 4 skuadra për të luajtur ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Në orën 13:30 Tirana do të presë Teutën në “Elbasan Arena”. Ndeshja është e hapur për shkak të rezultatit 0-0 në sfidën e parë të takimit. Të dyja do të tentojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Vllaznia do të presë Erzenin në orën 17:00. Një duel i vështirë për shkodranët për shkak të rezultatit të sfidës së parë 1-2. Ata do të kërkojnë përmbysjen e madhe.

NDESHJET

TIRANA-TEUTA 13:30

VLLAZNIA-ERZENI 17:00