Nese flasim per sportin e shahut ne Shkoder dhe Shqiperi, nje emer qe kurrsesi nuk mund te anashkalosh eshte edhe ai i Çesk Jubanit.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo perkon me daten e tij te lindjes dhe kemi te bejme me 87 vjetorin e tij te lindjes. Jo me kot ne Shkoder gjithe keto vitet e fundit, pikerisht ne keto dite zhvillohet Festivali i shahut “Çesk Jubani”, per te nderuar vepren dhe karrieren e tij.

Çesk Jubani ka lindur në Shkodër më 15 shkurt 1935 dhe që në moshë të vogël do të merrej me sportin e shahut. Më vonë, ka qenë për shumë vite me rradhë një nga emrat e njohur të këtij sporti jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri.

Pas lënies së sportit, për disa vite me rradhë ka qenë edhe trajner i ekpit të Vllaznisë ndërkohë që me krijimin e shoqatës së shahut në Shkodër, u pat zgjedhur edhe president i saj. Madje per disa vite ka mbajtur edhe postin e presidentit te Federates Shqiptare te Shahut.

Çesk Jubani do të kujtohet nga të gjithë dhe jo vetëm si sportist por edhe si mësues shumë i pasionuar i lëndëve matematikë- fizikë. Por gjate jetes se tij ai eshte shquar edhe aktor teksa ka luajtur disa role ne teatrin “Migjeni.

Por personazhi i ketij shkrimi në jetën e tij ka patur dhe jo pak vuajtje si pasojë e perndjekjes që i ka bërë sistemi komunist duke e dënuar me disa vite burg megjithatë ia ka dalë të ruajë vlerat e tij njerëzore dhe sportive.

U nda nga jeta me 14 korrik te vitit 2017 ne moshen 82 vjeçare, por duke lene pas shume kujtime te mira me te cilat do te kujtohet gjate.
Gjergj KOLA