Sparta e Pragës në finalen e Kupës së Çekisë. Skuadra kryeqytetase fitoi 0-2 përballë Opavës, sfidë ku u shfaq protagonist edhe Indrit Tuci.

Shtatlarti kurbinas e nisi si titullar dhe nëntë minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë, që vulosi suksesin e Spartës.

23-vjeçari nisi nga mesfusha e tij Victor Olatunjin, me nigerianin që marshoi drejt portës kundërshtare dhe shënoi.

Kampionët në fuqi të Çekisë do të përballen në finalen e madhe me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinale: Plzen-Zlin.

Tuci u aktivizua për 82 minuta për Spartën, ndërkohë që mungoi Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares shqiptare.