Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka dhuruar spektakel mbremjen e sotme ne “Qazim Dervishi” duke e fituar finalen e dyte ndaj Teutes dhe duke e barazuar ne 1-1 numrin e ketyre ndeshjeve qe do te percaktojne ekipin kampion te sezonit 2021-2022.

Ne nje pallat te sportit te mbushur me tifoze dhe me nje atmosfere te mrekullueshme, basketbollistet shkodrane kane zhvilluar nje ndeshje perfekte.

Vetem ne perioden e pare pati rivalitet dhe ajo u mbyll ne shifrat 21-20. Epersia e Vllaznise ka ardhur duke u rritur dhe dy skuadrat kane shkuar ne pushim me shifrat 51-40 po ne favor te vendasve.

Djemte e Bekteshit e kane administruar mire ndeshjen ne 20 minutat e dyta dhe kane ardhur duke e thelluar avantazhin teksa perioda e trete mbyllet 69-53. Me pas ne te katerten ne fushe jane vetem shkodranet dhe ata e mbyllin takimin me rezultatin 90-71.

Ne kete menyre numri i finaleve barazohet ne 1-1 dhe e treta do te luhet diten e shtune ne Durres ku Vllaznia padyshim qe do te kerkoje fitoren e cila do ta afronte shume me titullin kampion.