Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, zbuloi se çfarë kërkoi trajneri i ri i Kombëtares Silvinjo, në takimin që kishte me trajnerët e kombëtareve.

Starova deklaroi se Silvinjo, kërkoi që lojtarët që vijnë në Kombëtare nga jashtë, të priten si në familje dhe ngrohtë.

Takimi me trajnerët e moshave? Unë mendoj se edhe me Rejën edhe me trajnerët e tjerë, i njëjti veprim është bërë, por ky është më i freskët. Silvinjo kaloi në një prezantim me trajnerët e ekipeve kombëtare. E gjithë Federata, është në dispozicion të ekipit.

Silvinjo kërkoi që lojtarët që na vijnë nga jashtë, të trajtohen dhe të ndihen si në shtëpinë e vet, në çdo takim që do të kenë me ne të Federatës. Të mos ndihen si të jashtëm, meqë vijnë nga jashtë. Merret edhe me imtësitë, që duken të vogla në pamje të parë