Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se te Tirana është bërë një punë e mirë nga fillimi dhe tani po duken rezultatet.

Starova u shpreh se fjalët se Tirana mund të tolerojë ndaj Skënderbeut, kanë dalë nga persona që duan që ekipi korçar të rrëzohet në Kategorinë e Parë.

Nuk më pëlqen ta bëj krahasimin me Tiranën e Egbo. Është një skuadër ku u punua shumë mirë që nga fillimi. Për këtë diference të madhe në krye, kanë përfituar edhe nga rivalët, që nuk mundën ta ndjekin. Skënderbeu është skuadër agresive, por sot kishin 6 mungesa.

Gjysma e ekipit ishte jashtë. Janari e gjeti edhe Krujën edhe Egnatian më të përforcuar. 6 mungesa janë shumë për një skuadër. Kur të ikin titullarët nuk ke çfarë bën. Fjalët se Tirana mund të tolerojë ndaj Skënderbeut, kanë dalë nga ata që duan që korçarët të bien në Kategorinë e Parë.