Sulejman Starova, specialist futbolli, e quan si një fitore të merituar atë të Teutës ndaj Tiranës.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se durrsakët bënë një ndeshje të mrekullueshme dhe shtoi se në minutat e fundit Tirana u duk një skuadër e vogël.

“Teuta bëri një ndeshje të mrekullueshme. Ka marrë 3 pikë me shumë vlera. Kjo i jep mundësi të mos rrinë në ankth siç kanë ndenjur deri tani. Ka mbetur te 28 golat e pësuar, që do të thotë se skuadra nuk po gabime më siç bënte më parë. Kallaku merr pjesë edhe në mbrojtje. Është bërë një skuadër shumë e shpejtë. Kallaku është në gjendje shumë të mirë.

Fitore e merituar e Teutës dhe një skuadër që është 9 pikë larg vendit të parë. E kemi thënë se nuk ka diferenca. Për momentin Teuta dhe Egnatia përfituan nga kjo javë. Meritë e Martinit dhe ekipit që kanë kaluar këtë moment.

Teuta ka bërë një ndeshje të madhe, tregoi më shumë klas se Tirana. Bardheblutë në minutat e fundit, u dukën një skuadër e vogël”- deklaroi Starova.