Vllaznia – Dinamo, e zhvilluar në “Loro Boriçi” ishte pa dyshim një nga ndeshjet më të bukura të Kategorisë Superiore në vitet e fundit.
Shifrat e rezultatit përfundimtar (6-3) dhe statistikat e tjera të ndeshjes janë tregues të një loje të hapur, jashtë taktikave tradicionale, por edhe me shumë gabime.
Shkodranët, edhe pse e zotëruan topin në masën 10% më pak se blutë kryeqytetas (45 me 55%), arritëm të triumfonin me goleadë, falë cilësive në fazën sulmuese të lojtarëve të tillë si Latifi, Aralica etj.
Kuqeblutë kanë dominuar me numrin e tentativave drejt portës dhe në portë (22), duke qenë më shumë se dyfish ekfektivë krahasuar me Dinamon qe kane gjuajtur vetem 8 here.