Vllaznia dhe Partizani do të përballen sërish në Kupën e Shqipërisë, këtë herë në turin çerekfinal. Në edicionin e vjetshëm të Kupës, skuadrat luajtën në gjysmëfinale, teksa dy ndeshjet prodhuan shumë polemika.

Fillimisht në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë u mbyll 0-0 dhe me një gol të anuluar me VAR në fund, ndërsa në Shkodër me shifrat 1-1 dhe kuqeblutë kaluan në finale pas penalltive.

Në total dy skuadrat në historinë e tyre në Kupë kanë luajtur 32 ndeshje, nga ku shkodranët kanë marrë vetëm 5 fitore, ndërsa 13 kanë qenë barazime.

Të kuqtë kanë fituar 14 herë, me një golavarazh 22-50 në favor të tyre. Kësisoj, rezultati i kualifikimeve flet për Partizanin 10-6.

Për këtë edicion ndeshja e parë do të luhet në Shkodër më 1 mars, ndërsa e kthimit më 15 mars. Vllaznia është fituese në fuqi e Kupës për të dytin edicion radhazi.