Ndeshja e neserme ne mes Laçit dhe Vllaznise do te jete e 59-ta ne historine e perballjeve ne mes tyre ne keto 31 vite. Nje statistike qe flet ne favor te shkodraneve por pa ndonje epersi shume te madhe.

Ne 58 ndeshje e luajtura deri me tani, Vllaznia ka arritur te marre 29 fitore. Nga ana tjeter, Laçi ka fituar 23 ndeshje, nderkohe qe jane arritur edhe 6 barazime mes tyre. Sa i takon golaverazhit, kemi 80 gola të shënuar Vllaznia dhe 61 gola të shënuar nga Laçi.

Ndeshja e pare qe eshte njekohesisht edhe fitorja e pare e Vllaznise, perkon me daten 20 tetor 1991. Kuqeblute do te fitonin ne fushen e tyre me rezultatin 3-1 fale golave te shenuar nga Alban Noga, Ramiz Bisha dhe Bujar Gruda.

Barazimi i pare ne mes ketyre dy skuadrave eshte arritur me 4 mars 1992 ne Laç ne shifrat 0-0. Nderkohe fitorja e pare per kurbinasit eshte arritur ne 4 maj 1996 ne shifrat 2-0 ne ndeshjen e luajtur ne fushen e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/