Nuk do të ketë më përfitime fiskale për punëtorët e rikthyer në Itali? Qarkorja e lëshuar tre ditë më parë nga Agjencia e Hyrjeve rrezikon të prishë planet e klubeve të Serisë A, që llogarisnin avantazhet e Dekretit të Rritjes për të mposhtur konkurrencën për talentet ndërkombëtare.

Pa hyrë shumë në burokraci dhe në pritje që qeveria të marrë një pozicion zyrtar, “Corriere dello Sport” ka shpjeguar impaktin që kjo kthesë mund të ketë te klubet e Serisë A.

Natyrisht jo të gjithë do të goditen me të njëjtin metër, varet nga pagat që do t’u paguhen lojtarëve që vijnë nga jashtë Italisë pas 30 prillit të 2019-ës.

Për Juventusin impakti mund t’u afrohet 5,5 milionë eurove, për Milanin rreth 5 milionë, Romën rreth 3, ndërsa mund të jetë më i goditur Interi. Për klubin zikaltër llogaria u afrohet 10 milionëve.