Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho tha se merr të gjitha përgjegjësitë për këtë barazim të skuadrës ndaj Eibarit, por shprehu besimin që do të ringrihen shumë shpejt.

“E pranoj që gabova dhe marr të gjitha përgjegjësitë e mia për atë gol të pësuar. Realisht ishte mëkat që e barazuam këtë ndeshje. Meritonim 3 pikët, por duhet të bënim më mirë. Unë nuk e pashë sulmuesin që po vinte dhe gabova.

Është normale që duke qëndruar kaq larg nga porta do të gabosh, por nuk duhet të ndodhte. Ishte si pasojë e mungesës së vëmendjes. Por kam besim. Ne jemi djem të rinj dhe nga gabimet do të mësojmë.

Jam i sigurt që do të rikthehemi sërish të luftojmë për trofe. Barcelona do të ringrihet, edhe pse na duhet të punojmë akoma më shumë”, ka thënë mbrojtësi i katalanasve.