Vitin e shkuar Partizani kishte një ekip me mjaft të rinj, por nuk u besoi të rinjve të akademisë.

Në ndeshjet e fundit debutuan të rinj si Dragaj apo Hodo, por pa luajtur aspak rol.

Strategjia e sivjetshme duket se është shumë më e ndryshme.

Në skuadër janë integruar disa të rinj, teksa që në minutën e parë të sezonit të ri ka pasur një debutues nga akademia. Paolo Buxhelajt i është besuar ana e majtë mbrojtjes.