Duke nisur nga pasditja e sotme dhe për tre ditë me rradhë, në ambjentet para Bashkisë Shkodër do të nisë turneu i “streetball”-it, ose thënë ndryshe “basketbollit të rrugës. Një lloj loje e cila po përhapet çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe që vitet e fundit ka nisur të organizohet edhe në Shqipëri. Organizatorë të këtij aktiviteti janë Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Baskebollit. Ndeshjet do të nisin në orën 17.00 dhe kjo është lojë ku ekipet kanë nga tre sportistë dhe një rezervë. Pjesmarrës në turneun që do të organizohet në qytetin tonë janë edhe disa basketbollistë shkodranë të cilët do të synojnë edhe zënien e vendit të parë.

Kjo është një mundësi më shumë për ata për pjesmarrje në të tilla aktivitete por edhe sportdashësit e qytetit tonë për të shijuar emocionet e kësaj lloj loje.
© shkodrasport.com