Futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Sfidat e ekipeve Kombëtare janë shtyrë për në muajin shtator pasi ky sezon nuk dihet ende kur mund të rinisi e gjithashtu u shtyt edhe EURO2020.

Në një lidhje me “Fan Zone” drejtori I Supersport, Dritan Shakohoxha u shpreh se trajneri I Kombëtares shqiptare, Edi Reja jo vetëm që duhet t’I përgjysmohet rroga, por nuk duhet ta përfitojë fare pasi nuk po punon në këtë kohë.

“Mendoj se trajneri Reja jo vetëm që duhet të përgjysmojë pagën, por nuk duhet të marri fare lekë në këtë kohë. Që nga ndeshja e fundit e Kombëtares dhe deri te ajo që do të luhet janë 10 muaj pushim. Në këtë kohë ai nuk po punon pasi puna nga shtëpia nuk njësoj si ajo në tërren. Ti si president do të paguaje një trajner që nuk punon për 10 muaj?”, ishte pyetja e Shakohoxhës për Safet Gjicin.

“Është tjetër çështje trajneri i Kombëtares dhe tjetër i klubeve. Nuk është e drejt të paguhet një trajner për një kohë kaq të gjatë pushim. Duhet ta kalojmë të gjithë bashkë këtë “luftë”, u shpreh Safet Gjici.

Nuk dihet nëse ky është një sugjerim për FSHF-në apo një “sulm” ndaj trajnerit të ekipi kombëtar./newsport/