Agustin Kola ka reaguar për sulmin mediatik ndaj tij, ku raportohej se do të ishte nesër në mitingun e Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”. Ish-futbollisti i njohur, njëkohësisht trajner i Kombëtares U-17 tregon se është thjeshtë një sulm i stisur nga disa që duan ta dëmtojnë imazhin e tij.

Megjithatë thekson se është i qetë pasi e di fare mirë se kush janë dhe pse e bëjnë. Në fund e mbyll duke thënë se ka jetuar falë aftësisë personale për t’ia dalë mbanë në çdo sfidë të jetës.

“Vëllezëri dhe motrat e mia që më keni mbështur gjithmonë. U bë disa kohë që sulmohem nga disa ordinera. Unë nuk e kam shumë problem se jam mësuar, se që në kohë të sistemit tjetër, më kanë sulmuar e më kanë goditur se e kanë vështirë ta përballojnë karakterin tim edhe respektin që kanë njerëzit ndaj meje.

Gjithë jetën time si futbollist, edhe si trajner e kam ndarë mirë pjesën e sportit me atë personale. Idetë edhe besimet e mia personale nuk m’i impono njeri, s’mi kanë imponuar dot më para kur shkoje në burg e jo këto kohë që i pritëm shumë dhe luftuam të gjithë.

Do doja që po të kishin naiçik sedër, ordinerët ta heqin çorapen nga koka dhe t’më kërkojnë falje mua, kolegëve të mi të respektuar që i kanë përbaltur me pa të drejtë dhe organizatës ku unë punoj.

Agustin Kolën e kanë mbajtur gjithë jetën këmbët e veta, ta mësojnë mirë ata që më kanë pasur tmerr dikur, edhe më kanë tmerr edhe sot”, shkruan Agustin Kola në rrjetet sociale./newsport/