Ka shenuar 13 gola ne kampionatin e fundit dhe si rrjedhoje ka dhene nje kontribut shume te madh ne shpalljen kampion te ekipit te Vores. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Jasmin Rraboshta, i cili duket se ka vendosur “te tregoje besnikeri” ndaj kesaj skuadre dhe te jete serish pjese e saj edhe ne sezonin e ri ne kategorine e pare.

Sulmuesi 32 vjeçar nderkohe ka dhene sot nje interviste per mediat teksa eshte shprehur: “Zgjodha Voren ne fillim te sezonit sepse oferta ishte bindese, pavaresisht nivelit ku ky ekip militonte dhe mbi te gjitha u binda nga projekti ambicioz qe drejtuesit kishin.

Mendoj se ka qene nje kampionat i forte, ka patur lufte te forte sportive deri ne fund dhe ne gare me ne ishin edhe ekipet e Veleçikut, Sopotit, Valbones e ndonje ekip tjeter. Kjo gje na e veshtiresoi shume pune, por ne fund fale angazhimit maksimal ia dolem te arrijme objektivat dhe te jemi nje kategori me lart e po ashtu edhe kampione te kategorise se dyte.

Nje rol te rendesishem ne suksesin tone kane patur edhe tifozet te cilet na kane mbeshtetur kudo, madje deri ne Tropoje. Une dua t’i falenderoj ata, por edhe te gjithe djemte e ekipit, stafin teknik dhe presidencen e klubit. Sa i takon te ardhmes, une gjithmone i kam besuar projektit afatgjate te drejtuesve te Vores.

Ngjitja ne kategorine e pare dhe ndertimi edhe i infrastruktures ishte hapi i pare qe u realizua. Tashme pas ngjitjes ne te paren, do te synojme qe Vora te ngjitet sa me lart dhe pse jo edhe ne Superiore. Kjo presidence dhe ky staf i mrekullueshem me kane bindur qe te vazhdoj te jem pjese e kesaj skuadre edhe ne sezonin e ardhshem”./SHKODRA-SPORT.COM/