Një ofertë shokuese për Milinkoviç Saviç, mesfushorin e shumë kërkuar të Lacios, “diamantin” e zbuluar nga Igli Tare. Oferta e fundit kalon të gjithë ato të mëparshmet, të ardhura kryesisht nga Juventusi dhe Anglia. Nga Franca, PSG ofron 170 milionë për asin serb. Në fakt, lajmi ka dalë nga njerëz të afërt të Lotitos dhe duhet konfirmuar pak pas pak muajsh. E sigurt është se interesi është gjithmonë e në rritje për këtë lojtar.

PSG-ja është gati të bëjë çmenduri financiare për lojtarin e Lacios, i cili pritet të jetë ylli i “Rusi 2018”. Janë shtuar shumë përfaqësuesit e klubeve të mëdha që e ndjekin. Është folur për dy Mançesterët në Angli, Barcelonën dhe Juventusin, që ende nuk ka gjetur pasuesin e Pogbsë. Lacio po reziston dhe Tare ka kërkuar që të mos i drejtohen pyetje për merkaton lojtarit. Lotito dhe Tare po projektojnë një Lacio të madh në të ardhmen dhe shpresojnë ta mbajnë deri në 2019-ën mesfushorin Milinkoviç-Saviç.