Kategoria Superiore ditën e sotme do të luajë dy sfida të tjera të javës së 10-të të saj.

Takimi i parë do të jetë ai mes Skëndërbeut dhe Tiranës që do të luhet në stadiuin e Korçës në orën 16:45. Një sfidë ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, korçarët për të dalë nga zona e rrezikut në tabelën e klasifikimit, ndërsa bardh e blutë për kthesën pas humbjes më Kukësin si dhe për të mos rrezikuar vendin e parë.

Nga Korça do të udhëtojmë në Shkodër për ndeshjen tjetër të ditës së sotme, atë mes Vllaznisë dhe laçit që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ora 19:45.

Një takim interesant mes dy skuadrave që synojnë ta dalin fituese pas 90 minutave të lojës, me Laçiantë që kërkojnë 3 pikëshin pas barazimit me Partizanin dhe për të lënë mbrapa në tabelë një rival direkt për europën siç janë shkodranët, ndërsa Vllaznia do kërkojnë fitoren e vazhdimësisë për të mos lëshuar terren ndaj skuadrave tjera që kërcënojnë vendin e tretë.

Sidat e ditës së sotme:

16:45/ Skëndërbeu – Tirana

19:45/ Vllaznia – Laçi