FAQJA E PARE KRYESORESurpriza e madhe/ Trajneri Maran e ndjek Sabah Kerjotën në stadium. Sulmuesi...

Surpriza e madhe/ Trajneri Maran e ndjek Sabah Kerjotën në stadium. Sulmuesi shkodran mund të ftohet në kombëtare

Trajneri Rolando Maran ishte në Skoci për të ndjekur Sabah Kerjotën. “Hearts Standard” zbuloi surprizën e madhe ku po ashtu tregon se Kerjota mund të ftohet te Kombëtarja.

Maran ndoqi ndeshjen e 29 gushtit, kur Heart fitoi 2 me 1 ndaj St. Johnstone. Kërjota qëndroi për 80 minuta në fushë me pretendentët për titull.

Ndërkohë ishte pikërisht Kerjota që shënoi golin e fitores ndaj Dundes në javën e fundit të kampionatit skocez. Sulmuesi nga Shkodra është në kuotën e një goli dhe tre asistimeve në fillimin e këtij sezoni.

Kujtojmë se gjithçka nisi për të në akademinë e Vllaznisë. Më pas provoi disa eksperienca me klubet amatore në Itali, pikërisht Seria D.

Më pas ishte Hearts që e transferoi në verën e vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe ka bërë mjaft mirë dhe madje ishte pranë shpalljes kampion me klubin në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments