“Vllaznia luan bukur”, kjo eshte nje shprehje e cila eshte degjuar shpesh gjate ketij sezoni, por duket se kjo gje i ka vlejtur per te marre piket e duhura dhe per te qene ne vendet e para te renditjes.

Sipas ish- mesfushorit te saj Alsid Tafili, tashme kuqeblute nuk duhet ta kene me mendjen tek loja e bukur, por te synojne te marrin piket te cilat do ta ndihmojne te arrijne objektivin qe ato kane edhe ne kampionat.

Nje deklarate te tille, lojtari aktual i Terbunit, e ka bere ne emisionin “Sport Arena” ne televizionin Rozafa ku ka qene i ftuar dhe ka analizuar edhe ecurine e Vllaznise.

“Vllaznia mendoj se ka bere nje sezon te mire pergjithesisht. Ka treguar se eshte nje skuader e veshtire per t’u mundur dhe jo me kot ka edhe shume barazime, por nga ana tjeter, gjykoj se eshte penalizuar edhe nga arbitrimet.

Ajo po zhvillon nje futboll te bukur, me loje te shpejte dhe eshte shembull per t’u marre, por momentalisht asaj i duhen piket sepse tashme po afron fundi i kampionatit dhe nuk duhet loja e bukur.

Prandaj duke filluar nga ndeshja me Dinamon, ajo duhet te mendoje vetem per fitoren sepse se pari i duhet te siguroje pjesmarrjen ne Kupat e Europes”./SHKODRA-SPORT.COM/